Biznes

Cilat tipare të laptopëve ja vlejnë të paguhen më shtrenjt?

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Cilat tipare të laptopëve ja vlejnë të paguhen më shtrenjt?

Ja disa tipare që duhen pasur parasysh.

Draft-n wireless: Transferimi i skedarëve të mëdhenj mes kompjuterëve me draft-n apo përmes ndonjë rrjeti biznesi, merr një të tretën deri në një të pestën e kohës që merr transferta në 802.11g. Deri në vitin 2012, 802.11n ka shumë gjasa të jetë forma më e shpejtë e këtij standardi, me azhornime të mundësuara përmes përparimeve të bëra në firmware dhe drivera. Ju rekomandojmë të blini laptopin e ardhshëm për biznes me draft-n. 15 deri 40 dollarë shtesë për një shpejtues që do ta mbajë në formë edhe për dy vjet laptopin.

Inkriptimi i disqeve: Vjedhja e laptopëve që përmbajnë të dhëna fi nanciare të pa mbrojtura, numra të kartave të kreditit dhe të dhëna tjera është bërë një çështje serioze këtyre ditëve. Kostoja e inkriptimit të një disku kushton nga 30 deri 100 dollarë, varësisht nga madhësia e diskut. Krahasoni këtë shpenzim me problemet që do t’i shmangni dhe zgjedhja është e qartë. Sensorët e rënies së lirë: Kur një sensor i rënies së lirë ndjen lëvizje, harddisku menjëherë tërheq kokat e lexim/ shkrimit për të parandaluar dëmtimin e pllakave të brendshme. Pas kësaj, disku i kthen përsëri në vend kokat. Ky sensor është tipar standard në laptopët e Apple e Lenovo dhe kushton 40 deri 50 $ për modelet tjera. A duhet ta ketë këtë tipar laptopi? Për këtë çmim ia vlen.

Shtresë për monitorin: Shtresa e True- Life nga Dell premton 10 % rritje në kontrast dhe ngjyra më të gjalla, por për ta shtuar këtë në një LCD 17 inç të një laptopi biznesi do t’ju kushtojë 160 $. Mundësi të tjera nga prodhues tjerë si UltraBright i Gateway, Bright- View i HP, dhe TruBrite i Toshiba ofrojnë tipare të ngjashme. Nëse kaloni orë të tëra me sy në laptop, kjo shtresë e veçantë mund të ia vlejë, nëse jo, kurseini paratë. Internet i lëvizshëm i integruar: Të kesh një adaptor të lëvizshëm interneti të integruar në laptop do të thotë të mbash një gjë më pak me vete. Këto karta kanë çmime të ndryshme, nga falas deri në 300$, varësisht nga operatori që i ofron. Por standardet wireless si EvDO i Veirizion dhe 3G i AT&T janë duke u rritur çdo ditë e më shumë. Blerja e një karte të veçantë (më mirë USB) mund t’ju kursejë nga vendosja e modemit të brendshëm kur të ndryshohen standardet e lëvizshme. Për diskutimin e plotë lidhur me cilësitë e mësipërme shikoni në find.pcworld.com/60930.

LEXO EDHE:  Bitcoin kapërcen kufirin e 4,000 dollarëve për herë të parë pas dy javësh

Lajmet e fundit>