Një pyetje që çdo përdorues i ri i Windows 10-tës do të bënte është: A të shkarkoj një shfletues nga një palë e tretë apo të shfrytëzoj Microsoft Edge?
Në disa testimet kryer nga ZDNet, pesë shfletues garuan për kurorën e më të mirit, Chrome 51, Opera 38, Firefox 47, Edge 25 dhe Internet Explorer 11. Testimet u realizuan në disa prej platformave më të shquara të matjes së standarteve të shfletuesve si JetStream 11, Kraken 11, Octane 2.0, Robohornet dhe HTML5test.
Hardueri me të cilin u testuan shfletuesit është një Huawei Matebook me proçesor 1.51 Ghz Intel Core M3 dhe 4GB RAM. Sistemi funksiononte me Windows 10 Home.
Rezultatet
Chrome
Firefox
Opera
Internet Explorer
Edge
Konkluzioni
Është e qartë se kur bëhet fjalë për testimet sintetike, Google Chrome është lideri absolut duke qëndruar në krye në tre testime. Nga ana tjetër kemi Intenet Explorer i cili rezultoi i fundit në katër testimet.
Por Microsoft Edge jep shpresë duke arritur të dalë i pari në një prej testimeve. Në vija të përgjithshme Edge është një shfletues i mirë dhe konkurrenti mëi afërt i Google Chrome. Me fjalë të tjera nëse nuk kërkon një shfletues i cili përmban funksionalitete specifike siç është rasti i shtojcave, atëherë Windows 10-ta përmban një shfletues mjaft funksional dhe të qëndrueshëm. (PCWorld Albanian)