Analiza

Cili shfletues përdor më pak resurse sistemi në Windows dhe macOS?

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Janar 2023
Në këtë artikull do të krahasojmë konsumin e RAM-it dhe procesorit nga shfletues të ndryshëm në Windows në mënyrë që të shohim se cili shfletues përdor më pak resurse në pajisjen tuaja. Cili shfletues përdor më pak resurse sistemi në Windows dhe macOS?

Konsumi i sasive të mëdha të memories RAM dhe procesorit nga shfletuesit janë dy prej faktorëve më të rëndësishëm që ndikojnë në performancën e përgjithshme të pajisjes.

Një mënyrë sesi të adresoni këtë problem është të rrisnin kapacitetet harduerike, por jo gjithnjë është një zgjidhje lehtësisht e implementueshme.

Opsioni tjetër është përdorimi i një shfletuesi që konsum më pak resurse. Në këtë artikull do të krahasojmë konsumin e RAM-it dhe procesorit nga shfletues të ndryshëm në Windows në mënyrë që të shohim se cili shfletues përdor më pak resurse në pajisjen tuaja.

Si është bërë testimi?

Që të kemi një krahasim më të thjeshtë dhe barbartë, të njëjtat procese janë përdorur në të gjitha shfletuesit që rezultatet të jenë sa më konsistente. Një video në YouTube, WhatsApp Web, një video Reddit dhe një uebsajt blog do të jenë proceset e hapura në secilin shfletues.

Për të eliminuar konsumin e resurseve nga shtojcat apo proceset e tjera do të përdoret modaliteti guest ose të krijohet një profil i ri në secilin shfletues. Gjithashtu nuk është përdorur asnjë aplikacion tjetër që konsumon resurset e pajisjes.

Cili shfletues konsumon më pak memorie?

Në Windows janë analizuar shfletuesit Edge, Opera, Firefox dhe Chrome. Imazhi i mëposhtëm tregon specifikat e pajisjes Windows ku janë bërë testimet.

Këto janë shifrat e konsumit të RAM-it dhe procesorit për të gjithë shfletuesit gjatë hapjes së një videoje YouTube, WhatsApp Web, blogu dhe videoje Reddit:

Shfletuesi RAM (MB) CPU (Përqindje)
Microsoft Edge 825-900 3-7
Opera 850-950 12-34
Mozilla Firefox 950-1000 5-11
Google Chrome 900-1000 7-25

Microsoft Edge është shfletuesi me konsumin më të ulët krahasuar me të tjerët ndërsa Opera është shfletuesi më intensiv mbi resurset në Windows. Të gjithë shfletuesit thuajse konsumojnë të njëjtën sasi RAM ku konsumi i Edge dhe Firefox është më stabil ndërsa në Opera dhe Chrome ndryshon herë pas here.

LEXO EDHE:  Pse Bashkimi Evropian dëshiron që të gjithë karikuesit të jenë USB-C?

Bazuar në rezultatet e mësipërme përdoruesit e një kompjuteri Windows duhet të përdorin Edge nëse duan sa më pak ngarkesë mbi procesorin. Për konsumin më të ulët të memories duhet të përdorin Firefox ose Edge.

Cili shfletues konsumon më pak RAM dhe procesor në macOS?

Në rastin e macOS janë testuar shfletuesit Safari, Opera, Firefox dhe Chrome. Në imazhin e paraqitur ju mund të shikoni specifikimet e pajisje macOS përdorur për testim:

Më poshtë do të gjeni një panoramë të rezultateve të testimit sipas secilit shfletues duke përdorur të njëjtat procese në MacBook:

Shfletuesi

RAM (MB) CPU (Përqindja)
Safari 79.1 4.28 – 7.77
Opera 169.9 8.29 – 16.06
Mozilla Firefox 432.5 6.67 – 11.0
Google Chrome 130.0 5.55 – 8.33

Safari është padyshim zgjedhja më e parë duke ngarkuar më pak se asnjë shfletues harduerin e laptopit. Duke qenë se është një produkt i Apple, presim që të funksionojë me më efikasitet sesa shfletuesit e tjerë.

Duke qenë se është shfletuesi që konsumon më pak resurse RAM-i dhe procesori duhet të jenë kryesori për të gjithë përdoruesit Apple. Si alternativë zgjedhja e dytë më e mirë është Google Chrome. /PCWorld Albanian