Ja se si

Çip laserik, për të bartur të dhëna në 50 Gbps

Publikuar , 28 Korrik 2010
0
Çip laserik, për të bartur të dhëna në 50 Gbps

Shpejtësia prej 50 Gbps është më se e mjaftueshme për të shkarkuar një HD film nga iTunes apo deri në 100 orë muzikë digjitale, për më pak se një sekond.

Teknologjia, e njohur si “silicon photonics”, mund të përdoret si zëvendësim për telat e bakrit për të lidhur kombonente brenda kompjuterit apo kompjuter mes veti në qendra të të dhënave.

“Çështja fundamentale është se mbështetja e sinjalit elektronik në tela të bakrit është duke arritur në kufinjtë e saj fizik” tha Justin Rattner, shef i lartë teknologjik pranë Intel, që bëri të ditur arritjen gjatë të martës. “Photonics na ofron neve mundësinë për të lëvizur sasi të mëdha të të dhënave përgjatë një dhome apo planeti në shpejtësi ekstreme dhe në një mënyrë kost-efektive”.

Photonics referohet në gjenerimin, modulimin, ndërrimin dhe transmetimin e dritës, dhe mund të arrihet përmes përdorimit të laserëve apo diodave që emetojnë dritë. Gjatë dy viteve të ardhshme, Intel shpreson të perfeksionojë teknologjinë duke përmirësuar efikasitetin e laserëve, si dhe duke përmirësuar paketimin dhe kompletimin e çipave të silikonit dhe teknikave prodhuese të nevojshme për të nxjerrë miliona module të këtilla.

Kabllot me tela të bakrit janë venat e kompjtuerit të sotëm, por ato janë të kufizuara nga gjatësia për shkak të degradimit të sinjalit që paraqitet kur ato përdoren në distanca të mëdha. “Në shpejtësi prej 10 Gbps apo më shumë, është vështirë që të lëvizin elektronet aq shpejtë sa duhet dhe me fuqi të mjaftueshme të sinjalit, për të sfiduar rezistencën” tha Rattner.

Kjo limiton dizajnin e kompjtuerëve, fuqinë e procesorëve, memorien dhe komponentet tjera, duke shtyrë vendosjen e tyre në distanca shumë të vogla mes vete. Alternativa është që të dhënat të transmetohen përmes fibrave optike, por që janë të shtrenjta dhe gjithashtu të kufizuara.”Nuk ka të bëjë me vendosjen e fibrave në dete. Por kur dëshiron përdorim të gjerë të fibrave, për konsumatorë dhe super kompjtuerë, kosstot duhet shkurtuar apo më mirë thënë kjo nuk është praktike”.

LEXO EDHE:  Një konfigurim i thjeshtë mund të rrisë shpejtësinë e Wi-Fi hotspot në Android drastikisht

Këtu mund të futen në përdorim silicon photonics. Duke përdorur çipa me bazë në silikon dhe procesin e njëjtë të prodhimit sikurse çipat e tanishëm, modulet photonics mund të zëvendësojnë lidhjet me bakër. Sipas Intel kjo mund të ndryshojë sesi do të dizajnohen kompjtuerët dhe data qendrat në të ardhmen.

Ja sesi funksionon kjo teknologji. Secili modul ka një transmetues silikoni dhe një çip pranues. Çipi transmetues ka katër laser që gjuajnë dritë të udhëtojë në një modulator optik. Modulatori enkodon të dhënat në të në 12.5 Gbps. Katër rrezet më pas kombinohen për një shkallë totale të të dhënave prej 50 Gbps. Çipi pranues në pjesën tjetër të lidhjes ndan katër rrezet optike dhe i drejton ato në foto detektorë. Detektorët konvertojnë të dhënat prapa në sinjale elektrike.

Në hapin e radhës Intel do të tentojë të rris shkallën e shkëmbimit të të dhëanve duke rritur shpejtësinë e modulatorëve dhe duke rritur numrin e laserëve në çipa.”Shkalla 50 Gbps është vetëm fillimi” thonë hulumtues të Intel.

Lajmet e fundit>