Harduer

Çipet e Apple do të prodhohen në SHBA nga 2024

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Nëntor 2022
Mark Gurman i Bloomberg tha se kjo do të reduktonte varësinë e Apple në fabrikat Aziatike, veçanërisht në Tajvan, ku 60% e procesorëve që bota përdor prodhohen në këtë vend. Çipet e Apple do të prodhohen në SHBA nga 2024

Apple po përgatitet që çipet e saj ti prodhojë në SHBA në dy vitet e ardhshme sipas Bloomberg.

CEO i kompanisë Tim Cook dha këtë deklaratë gjatë një takimi me filialin Gjerman të Apple dhe ju tha punonjësve se kompania tashmë kishte marrë vendim për blerjen e një fabrika në Arizona.

Mark Gurman i Bloomberg tha se kjo do të reduktonte varësinë e Apple në fabrikat Aziatike, veçanërisht në Tajvan, ku 60% e procesorëve që bota përdor prodhohen në këtë vend.

“60% e çipeve që vinë nga çdo vend i botës nuk është një zgjedhje e duhur strategjike,” shtoi Cook.

Me shumë gjasa ai po flet për fabrikën që po ndërtohet nga Taiwan Semiconductor Manufacturing në Arizona. TSMC është partneri ekskluziv i çipeve të Apple pavarësisht se është kontraktuar edhe nga Nvidia, MediaTek, AMD dhe ARM.

Fabrika në Arizona pritet të fillojë operacionet në 2024 me 20 mijë çipe të prodhuara çdo muaj mbi arkitekturën 5-nanometër.

Raportime të mëhershme thonë se Apple ka planifikuar të adoptojë arkitekturën e re 3-nanometër të TSMC e cila konsiderohet më e fundit dhe avancuar.

Çipi mobil A17 është në zhvillim për linjën iPhone në 2023 dhe varësia e Apple jashtë SHBA për çipet do të ngelet për vitet në vijim sidomos nëse kërkon adoptimin e teknologjive të fundit sa më parë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Nvidia anulon modelin 12GB të RTX 4080 pas kritikave nga përdoruesit