Harduer

Çipet e reja Wi-Fi të Qualcomm mund të transmetojnë deri në 10Gbps

Oct 17 2018
0 Shpërndarje
Por ato nuk janë çipet e para 60Ghz në treg. Në të kaluarën janë shitur routerë me standardin 802.11ad me frekuenca 60Ghz. Çipet e reja Wi-Fi të Qualcomm mund të transmetojnë deri në 10Gbps

Prodhuesi i njohur u çipeve Qualcomm prezantoi ditën e sotme familjen e re të çipeve 60Ghz Wi-Fi, konkretisht modelet QCA64x8 dhe QCA64x1 me shpejtësi transmetimi deri në 10Gbps.

Shpejtësitë teorike të çipeve të reja që vinë me standardin Wi-Fi 802.11ay mund të kalojnë edhe ato të lidhjeve Etherenet.

Për ta vënë në perspektivë teknologjinë e re Wi-Fi kujtojmë se një SSD NVMe mund të lexojë të dhëna me shpejtësi 3.5Gbps ndërsa interneti më i mirë që një shtëpi mund të ketë sot në mbarë botën është 1Gbps.

Por ato nuk janë çipet e para 60Ghz në treg. Në të kaluarën janë shitur routerë me standardin 802.11ad me frekuenca 60Ghz.

Problemi më i madh i 802.11ad në 60Ghz ishte distanca e kufizuar dhe përdoruesit duhet të qëndronin ngjitur me routerin për të mos hasur probleme me aksesin.

802.11ay adreson problemin në fjalë të interferencave dhe testimet e para kanë treguar që ka një distancë transmetimi deri në 300 metër.

802.11ax gjithashtu ka hyrë në fazë zhvillimi i cili nuk ka distanca të largëta por ka penetrimi më të mirë të pengesave. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>