Harduer

Çipi i ardhshëm M2 Max i Apple mund të zhgënjejë shumë besnikë të kompanisë

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Dhjetor 2022
Krahasuar me testimet zyrtare bërë në GeekBench 5 me një MacBook Pro 16-inç M1 Max, rezultati i M2 Max është 6% më i shpejtë me një bërthamë dhe 11% më i shpejtë me të gjitha bërthamat Çipi i ardhshëm M2 Max i Apple mund të zhgënjejë shumë besnikë të kompanisë

Testimet e para të performancën së çipit të ardhshëm M2 Max të Apple janë shfaqur në databazën e Geekbench.

Kur përdoruesit bëjnë testime duke përdorur Geekbench 5, rezultatet postohen në një databazë publike së bashku me informacionet e harduerit ku është bërë testimi.

Në këtë rast rezultati është i listuar me produktin “Mac14,6” dhe ka një sistem operativ ende të pa-lançuar macOS 13.2. rezultati përfshin edhe informacionin rreth çipit i cila ka 12 bërthama.

Çipi në fjalë është i destinuar për MacBook Pro dhe Mac Studio dhe do të debutojë vitin e ardhshëm. Sa i përket rezultateve, çipi kishte 1,853 pikë për testimin me një bërthamë dhe 13,855 pikë për testimin me të gjitha bërthamat.

Nëse ato rezultate janë të sakta, mund të provojnë një zhgënjim për shumë përdorues. Krahasuar me testimet zyrtare bërë në GeekBench 5 me një MacBook Pro 16-inç M1 Max, rezultati i M2 Max është 6% më i shpejtë me një bërthamë dhe 11% më i shpejtë me të gjitha bërthamat.

Rezultati i performancës nuk është i largët me diferencën që kishin modelet e rangut të ulët M1 dhe M2, dhe nuk do të çuditemi nëse është i vërtetë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Evropa drejt standardizimit të USB-C për çdo pajisje elektronike