Harduer

Çipi i ri A9 mund të përdoret në smartfonin e ardhshëm të Apple

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Çipi i ri A9 mund të përdoret në smartfonin e ardhshëm të Apple

iphone6plus_07Çipet e rinj A9 janë prodhuar nga fabrikat e Samsung në Austin. Mësohet se këta çipe do të përdoren në gjeneratën e re të smartfonëve të kompanisë Apple. Bëhet fjalë për një çip më të shpejtë, më efiçent dhe përdor më pak bateri se çdo çip tjetër ekzistues.

Pyetja e vetme ngelet se kur do të lançohet ky çip i ri. Shumë ekspertë të kësaj industrie parashikojnë lançimin e dy iPhone-ve të rinj vitin që vjen. Realisht lançimi i një iPhone të ri me çip A9, pak kohë pas hedhjes në treg të iPhone 6 dhe 6 Plus që përdorin çipin A8, mund të jetë diçka që do të ndikojë negativisht tek përdoruesit aktual të një iPhone 6 apo 6 Plus. Smartfonët e tyre do të quhen ‘model i vjetër’.

Do të duhet që çipi A9 të fillojë të prodhohet masivisht për të kënaqur kërkesat e Apple. Aktualisht ai është prodhuar në sasi të vogla që përdoren vetëm në prototipet e supozuara të iPhone 7. Gjithsesi kjo teknologji e re do të testohet si fillim në kampusin e Apple përpara se të vendoset përfundimisht që do të përdoret në gjeneratën e re të iPhone. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjermani, aprovohet projekti i ndërtimit të një rrjeti brodband të kapacitetit të lartë për gjashtë qytete të Bavarisë

Lajmet e fundit>