Harduer

Çipi më i fundit për smartfonët nga MediaTek sjell Wi-Fi 7

Nga: PCWorld
Publikuar , 08 Nëntor 2022
Dimensity 9200 është çipi i parë mobil që përdor arkitekturën ARMv9 Gen 2. Një bërthamë e madhe Cortex-X3 kryen detyrat më të rëndëa me ndihmën e tre bërthamave të tjera Cortex-A715 të performancës. Çipi më i fundit për smartfonët nga MediaTek sjell Wi-Fi 7

Emri i MediaTek shpeshherë lidhet me telefonët buxhetorë Android, por gradualisht po gjen rrugë drejt flagshipëve dhe çipi më i fundit është një sinjal i qartë.

Kompania prezantoi Dimensity 9200 dhe në mesin e shumë pretendimeve të kompanisë, është edhe ai i Wi-Fi 7. Teorikisht kjo teknologji ofron shpejtësi deri në 6.5Gbps duke përmirësuar qëndrueshmërinë dhe reduktuar ndërprerjet.

Dimensity 9200 gjithashtu është çipi i parë mobil që përdor arkitekturën ARMv9 Gen 2. Një bërthamë e madhe Cortex-X3 kryen detyrat më të rëndëa me ndihmën e tre bërthamave të tjera Cortex-A715 të performancës.

Në fund janë katër bërthama të tjera Cortex-A510 të energjisë së ulët të cilat ndihmojnë me jetëgjatësinë e baterisë. Ky kombinim ofron 10 deri në 12 përqind më shumë performancë përballë Dimensity 9000 duke shkurtuar konsumin me 25%.

Rritja më e lartë e performancës vjen me grafikat. Dimensity 9200 është çipi i parë me grafikat e reja Immortalis-G715 të ARM të cilat sjellin ray-tracing, dhe 32% më shumë performancë se grafika e Dimensity 9000 duke përdorur 41% më pak energji.

Përmirësime ka pasur edhe në drejtime të tjera. MediaTek 9200 ofron mbështetje për teknologjinë 5G mmWave dhe nën-6Ghz. Procesori i sinjalit të imazhit Imagiq 890 është i pari që mbështet sensorët RGBW duke premtuar më shumë ndriçim dhe detaje në foto.

Së fundi çipi ofron mbështetje për UFS 4.0, memorien më të fundit LPDDR5X dhe audio 24-bit/192Khz.

Telefonët e parë me Dimensity 9200 vinë në fund të 2022. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Modeli bazë i ri i iPad vjen me një rritje të konsiderueshme të çmimit