Harduer

Çipi i parë modifikues në botë për PS3?

Publikuar , 03 Tetor 2009
0
Çipi i parë modifikues në botë për PS3?

Megjithatë, kjo mund të ndryshojë nëse një thashetheme në lidhje me çipat modifikues të Belzar, del të jetë e vërtetë. Përveç përkrahjes për lojërat e PS2 dhe PS3, thyerja (hack) e bazuar në harduer premton shumë funksione tjera duke përfshirë stealth mode (gjendje të fshehtë për ta bërë më të vështirë detektimin e çipit nga Sony), e deri tek lëshimi regjion-free i disqeve DVD/Blu-ray.

Megjithatë ekzistojnë dy pengesa të mundshme. Për fillim, ju duhet të çmontoni konzolën (PS3-in), për të arritur lidhjen e dymbëdhjetë kabllove në pllakën e çarqeve të çipit modifikues.

Më e rëndësishmja është se nuk ka garanti nëse PS3-i juaj i modifikuar do të jetë i përshtatshëm me përditësimet e ardhshme të firmuare të Sony-it dhe arnimet tjera të këtij softueri. Sipas portalit të lajmeve PS3 News, ky çip i parë modifikues në botë për PS3 është momentalisht në fazat testuese kështu që mos prisni se do të paraqitet në treg brenda një periudhe afatshkurtër.

Por pavarësisht kësaj, më mirë është të kurseni veten nga mundimi dhe çmontimi i PS3-it tuaj dhe të blini lojërat e licencuara prej të cilave mund të përjetoni eksperiencën maksimale.

LEXO EDHE:  Huawei prezantoi një anëtarë të tretë familjes Mate 20 me ekran 7.2-inç OLED

Lajmet e fundit>