Lajmet

Cisco: 99% e maluereve mobile gjatë 2013-ës kanë pasur si shenjestër pajisjet Android

Publikuar , 22 Janar 2014
0
Cisco: 99% e maluereve mobile gjatë 2013-ës kanë pasur si shenjestër pajisjet Android

android-robot-frankensteinDeri tani mund të konsiderohet lajm i mirë fakti që malueret mobile përbëjnë vetëm një pjesë të vogël të numrit të përgjithshëm të maluereve në botë, por lajmi i keq është se në qoftë se numri i tyre rritet ka të ngjarë që të dëmtohen shumë pajisje Android.

Sipas raportit vjetor të Cisco-s mbi sigurinë, rezulton se vitin e kaluar rreth 99% e numrit total të maluereve mobile kanë pasur si shenjestër pajisjet Android, megjithatë kompania ka theksuar gjithashtu se këto tipe malueresh kanë përbërë vetëm 1.2% të gjithë maluereve që janë hasur në ueb gjatë 2013-ës.

Kjo nuk do të thotë se përdoruesit e Android duhet të ndjehen rehat pasi sipas Cisco-s ata kanë normën më të lartë të rrezikut (71%) për të hasur të gjitha format e maluereve të përhapura në ueb, ku përfshihen phishing, likejacking apo linqet e dëmshme. Ndryshe nga përdoruesit e Android, përdoruesit e iPhone kanë një normë shumë më të ulët rreziku (14%). (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Aplikacioni i telefonatave në Android së shpejti do të lejojë regjistrimin e thirrjeve