Biznes

Cisco blen newScale

Publikuar , 29 Mars 2011
0
Cisco blen newScale

 

Portalet e newScale bëjnë shumë shërbime përkrahëse për desktop dhe qendra të të dhënave “vet-ndihmëse”, duke u lejuar ndërmarrjeve të iniciojnë provizion të sistemeve dhe infrastrukturave të tyre sipas nevojës. Cisco synon të aplikoj metodologjinë e cloud. Ngjashëm me ueb shërbimet e Amazon, newScale në Cisco do t’u mundësoj klientëve të ndërtojnë, pajisin dhe të zgjerojnë infrastrukturën e tyre private cloud sipas nevojave të tyre duke shtuar gjithashtu opsionet e shërbimeve të standardizuara.

Cisco deklaroi që synon të bashkojë katalogun ekzistues të saj dhe ofertave softuerike partnere në IT, menaxhim cloud dhe automatizëm.

Të dhënat financiare të marrëveshjes nuk janë publikuar. newScale, e bazuar në San Mateo, Kaliforni, ishte themeluar më 1999 dhe është pronë private. 

Kompania ka më shumë se 2 millionë përdorues në mbarë botën, përfshirë 20% të kompanive të renditura në Forbes 50. /pcworldalbanian

 

LEXO EDHE:  Sony postoi 2.1 miliardë dollarë fitim, PlayStation rritet me 65%

Lajmet e fundit>