Biznes

Cisco blen Starent për 2.9 miliard dollarë

Publikuar , 13 Tetor 2009
0
Cisco blen Starent për 2.9 miliard dollarë

Starent është një kompani e specializuar për aplikacione dhe infrastrukturë mobile të internetit.

Starent ofron funksione bërthamë të rrjetit dhe shërbime për të menaxhuar qasje nga radio rrjetet 2.5G, 3G dhe 4G në pakot bërthamë të rrjeteve të operatorëve mobil. Është e aftë për CDMA 2000, UMTS/HSPA dhe rrjetet WiMAX, me fjalë të tjera është shumë bashkëkohore.

John Chambers, shef ekzekutiv dhe drejtor i CISCO, tha se beson se produktet dhe inxhinierët e Startent do të jenë të përshtatshme dhe do të sjellin përfitime për vetë konsumatorët e kompanisë së tij të ofrimit të shërbimeve.

Blerja e Cisco-së është e bazuar në premisën se smartphone-t IP dhe pajisjet tjera do të përhapen me të madhe. Cisco parashikon trafikun global mobil të të dhënave që të dyfishojë deri më 2013.

LEXO EDHE:  Të bësh biznes në Shqipëri, vendi ynë i parafundit në rajon

Lajmet e fundit>