Lajmet

Cisco padit Arista për shkelje të patentave

Publikuar , 07 Dhjetor 2014
0
Cisco padit Arista për shkelje të patentave

CISCOCisco këtë të premte ka ngritur një padi kundra Networks Arista duke e akuzuar atë se ka kopjuar një sasi shumë të madhe të punës së Cisco-s. Cisco pretendon se Arista ka shkelur 14 patentat e saj, disa prej të cilave ishin të bazuara në punën e Andreas Bechtolsheim dhe David Cheriton, themeluesit e Arista që më parë kanë qenë pjesë e Cisco-s. Të dy të lartpërmendurit janë inxhinierë të mirënjohur të cilët i shitën Ciscos një kompani (Granite Systems) në vitin 1996. Ata janë të dy miliarderë, pjesërisht falë të qënit dy nga investitorët e parë të jashtëm të rëndësishëm të kompanisë gjigande Google.

Rasti, i paraqitur në gjykatën federale të Kalifornisë së Veriut, ka mundësi të vazhdojë edhe për minimalisht një muaj. Cisco kërkon nga Arista të tërhiqet nga shumica e produkteve të saj që ka në treg. Gjithashtu duket se do të kërkojë dëmshpërblim, tha Mark Chandler, këshilltari i përgjithshëm i kompanisë. “Kjo gjë ndodhi kaq hapur” –tha Chandler. “Cisco parashtroi padinë, sepse në të kundërt kompanitë konkurente mund të përpiqen gjithashtu të përdorin produktet tona”-shtoi ai.

“Jam shumë i zhgënjyer nga taktikat e Ciscos ,”- tha Jayshree Ullal, shefi ekzekutiv i Arista në një deklaratë. Ullai, gjithashtu një veteran i Ciscos, shtoi se “Kjo nuk është Cisco që unë njoh”. Edhe pse më parë këto dy kompani konsultoheshin mbi çështje të ndryshme, thuhet se Arista nuk kishte dijeni lidhur me këtë veprim që kishte planifikuar Cisco.

Përveç patentave teknike, Cisco gjithashtu thotë se komandat e ndërfaqes të Arista përfshijnë më shumë se 500 nga komandat e përdorura nga Cisco. Arista e bëri këtë, sipas Cisco-s, në mënyrë që të fitojë më lehtë konsumatorë edhe nga ata të Cisco-s. Në padi gjithashtu citohet edhe Kenneth Duda, një themelues tjetër i Arista së bashku me Ullal, duke thënë në intervista sa shumë ngjan Arista me Cisco. Cisco përfshiu si provë edhe gabimet gramatikore në manualet e përdorimit të cilat janë identike me gabimet në manualet e Arista-s. (PCWorld Albanain)

LEXO EDHE:  Largimi i 80% të fuqisë punëtore të Bitmain është lajm i keq për Bitcoin Cash dhe Litecoin

Tags >

CISCO
Lajmet e fundit>