Analiza

Citigroup: Instagram tashmë ka një vlerë prej 35 miliard $

Publikuar , 20 Dhjetor 2014
0
Citigroup: Instagram tashmë ka një vlerë prej 35 miliard $

instagram_tools.0Për Facebook, blerja e Instagram ishte një arritje. Në një njoftim, Citigroup (kompania multi nacionale e shërbimeve bankare dhe financiare) tha se kishe riekzaminuar vlerën e Instagram dhe tashmë ajo llogaritet në shifrat e 35 miliard dollarëve. Citigroup më parë kishte vlerësuar Instagram me 19 milion dollar, shifër kjo shumë e lartë se ajo prej 1 miliard dollar që pagoi Facebok për të blerë rrjetin social të shpërndarjes së fotove në 2012.

Kjo rritje e vlerës vjen si rezultat i publikimit të javës së shkuar ku thuhej se rrjeti social kishte 300 milion përdorues aktivë. Citigroup gjithashtu beson se Instagram mund të gjenerojë 2 miliard dollar të ardhura vjetore në Facebook.

Një pjesë e madhe e të ardhurave të Facebook vijnë nga vetë rrjeti social, por duke filluar nga viti i ardhshëm, Citi shpreson se kompania do të grumbullojë më shumë të ardhura nga aplikacionet dhe shërbimet e saja. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Gjuha e urrejtjes në rrjetet sociale në Maqedoninë e Veriut, fushëbetejë mes kundërshtarëve politikë

Lajmet e fundit>