Lajmet

Cloudflare bllokon sulmin rekord DDoS prej 2Tbps

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Nëntor 2021
Sulmi ndaj Cloudflare ishte një përzierje pajisjesh IoT të infektuara me Mirai dhe disa instanca të mjeteve të zhvilluesve të GitLab. Cloudflare bllokon sulmin rekord DDoS prej 2Tbps

Cloudflare tha se ka bllokuar një sulm denial-of-service (DDoS) me kapacitet prej 2Tbps, një prej më të mëdhenjve regjistruar ndonjëherë.

Përmes një njoftimi në blog, kompania tha se sulmi u nis nga 15 mijë botë që kishin një variant të kodit origjinal të Mirai.

Sulmi DDoS vjen pasi në Gusht Microsoft tha se kishte bllokuar një sulm DDoS prej 2.4Tbps me 70 mijë pajisje.

Sulmi ndaj Cloudflare ishte një përzierje pajisjesh IoT të infektuara me Mirai dhe disa instanca të mjeteve të zhvilluesve të GitLab.

Cloudflare ka kapacitete të përballojë shumë sulme DDoS. Muajin e kaluar kompania kishte marrë sulme të tjera DDoS me kapacitete shumë terabitëshe ndërsa trendi i këtyre sulmeve nuk po shfaqe shenja ngadalësimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reddit gjithashtu lançon një kopje të Clubhouse