Rrjeti social Clubhouse lajmëroi ditën e sotme mbërritjen e gjuhëve të reja në aplikacionin e ndërveprimit zanor. Kompania tha se do të shtojë 13 gjuhë të reja duke e bërë më të aksesueshëm për më shumë përdorues.
13 gjuhët e reja janë gjuha Frënge, Gjermane, Hindi, Indoneziane, Italiane, Japoneze, Koreane, Malajziane, Braziliane, Spanjollje, Tamil dhe Telegu.
Është interesant fakti se kësaj liste i mungojnë gjuhët shumë popullore si Kineze, Arabe, Bengali dhe Ruse. Gjuhët e reja do të jenë të disponueshme në Android.
Përveç gjuhëve të reja, kompania prezantoi edhe një ikonë të re aplikacioni me portretin e muzikanit Indian Anirudh Deshmukh. /PCWorld Albanian