Lajmet

Clubhouse sjell veçoritë e shumëkërkuara

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Tetor 2021
Përdoruesit Android tani mund të marrin audion hapësinore Clubhouse sjell veçoritë e shumëkërkuara

Një javë pasi prezantoi një sistem të ri ftesash, Clubhouse prezantoi disa veçori të reja. E para është Clips, një mjet me të cilin përdoruesit mund të ndajnë paraqitje paraprake të dhomat publike.

Kur krijuesit aktivizojnë veçorinë, ata do të shohin një ikonë të re në formën e një gërshëre. Duke klikuar mbi të, Clubhouse kap një audio 30 sekondëshe të cilin mund ta ndajnë në Instagram, Twitter, Facebook, iMessage ose WhatsApp.

Clubhouse tha se veçoritë e reja do të janë të disponueshme për një numër të kufizuar krijuesish. Në shumicën e dhomave publike dhe të hapura, përdoruesit do të shikojnë ikonën e re vetëm nëse krijuesi i dhomës nuk e ka aktivizuar.

Në javët në vijim Clubhouse do të lançojë një tjetër veçori për njerëzit që duan të ndajnë arkiva të dhomave live të organizuar në të kaluarën, funksionaliteti quhet Replays. Njëlloj si me Clips, krijuesit mund ta çaktivizojnë nëse dëshirojnë.

Së fundi Clubhouse po sjell një mjet të ri kërkimi ku mund të gjeni persona specifike, klube, dhoma live e evenimente të ardhshme. Ky funksionalitet do të qëndrojë në tabin Explore për afro një javë përpara se të zhvendoset në panelin anësor. Gjithashtu përdoruesit Android tani mund të marrin audion hapësinore. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shpenzimet në aplikacione arrijnë shifra rekord