Lajmet

Clubhouse tregon kur do të mbërrijë aplikacioni Android

Nga: PCWorld
Publikuar , 24 Mars 2021
Kompania nuk do të ofrojë aplikacionin derisa të sigurohet se nuk ka për të pasur probleme. Gjithsesi nuk ka një datë fikse se kur aplikacioni do të mbërrijë. Clubhouse tregon kur do të mbërrijë aplikacioni Android

Versioni Android i Clubhouse është ende disa muaj larg sipas CEO dhe bashkëthemeluesit Paul Davison. Ky aplikacion i shumë kërkuar i platformës së medias sociale është në zhvillim dhe Clubhouse synon të vijojë mbi suksesin në iOS.

Kompania nuk do të ofrojë aplikacionin derisa të sigurohet se nuk ka për të pasur probleme. Gjithsesi nuk ka një datë fikse se kur aplikacioni do të mbërrijë.

Në Janar të 2021, në një postim në blogun zyrtar të Clubhouse konfirmoi se kompania kishte nisur zhvillimin e një versioni Android. E thënë thjeshtë përdoruesit në Android duhet të presin deri në mesin e këtij viti.

Duhet theksuar se rrjeti social aktualisht nuk është i hapur për të gjithë dhe mund të bashkoheni vetëm përmes një sistemi ftesash. Që nga debutimi rrjetet sociale rivale si Twitter, Telegram dhe Instagram kanë lançuar shërbime të ngjashme në platformat e tyre.

/PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google ridizajnon 1000 emoji në Android