Lajmet

Clubhouse vjen në Android po ende nuk mund ta përdorni

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Maj 2021
Pavarësisht aksesit të kufizuar aplikacioni pati popullaritet shumë të lartë. Aktualisht vlerësohet me 4 miliardë dollarë. Clubhouse vjen në Android po ende nuk mund ta përdorni

Pas mëse një viti ekskluzivitet në iOS, platforma sociale audio Clubhouse mbërriti në Android. Aplikacioni do të jetë i disponueshëm nga dita e sotme në sistemin operativ të Google në fazën beta dhe vetëm në SHBA.

Aplikacioni Android ka qenë kërkesa kryesore e përdoruesve dhe në ditët e javët në vijim do të ofrohet edhe në vende të tjera të botës. Konkretisht përdoruesit mund të regjistrohen paraprakisht nga faqja e Clubhouse në Google Play Store dhe të njoftohen sapo aplikacioni të bëhet i disponueshëm në vendin e tyre.

Megjithatë platforma do të vijojë të funksionojë vetëm me ftesa për momentin. Prandaj përdoruesit nuk duhet thjeshtë të shkarkojnë aplikacionin për të filluar përdorimin e Clubhouse.

Pavarësisht aksesit të kufizuar aplikacioni pati popullaritet shumë të lartë. Aktualisht vlerësohet me 4 miliardë dollarë.

Shumë firma teknologjike kanë filluar të adoptojnë funksionet e Clubhouse si Facebook, Spotify, Linkedin, Slack, Reddit dhe Discord. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Aplikacioni Clubhouse do të ofrojë komunikim me tekst