Lajmet

Çmenduri në Britani, një USB që të mbron nga rreziqet e teknologjisë 5G

Nga: PCWorld
Publikuar , 28 Maj 2020
0
Secila prej këtyre USB-ve kushton 339 paund e madje ka një ofertë për tre prej tyre me çmim prej 958 paund. Në pamje të parë është një USB me 128MB memorie. Çmenduri në Britani, një USB që të mbron nga rreziqet e teknologjisë 5G

Një pajisje e cila kushtonte mëse 300 paund vinte me premtimin se do të mbronte familjet Britanike nga rreziqet e teknologjisë 5G duke përdorur teknologjinë kuantike por a funksionon? Sigurisht që jo.

Në Britani lançimi i rrjeteve celulare 5G nisi Verën e kaluar dhe ende nuk ka depërtuar jashtë zonave urbane.  Por vendi është pushtuar nga një industri e cila ofron mbrojtje nga efektet e supozuara negative në shëndetin e njeriut edhe pse janë hedhur poshtë e demistifikuar nga autoritetet rregullatore e shkencëtarët.

5GbioShield është pajisje e cila duhet ti mbrojë njerëzit nga teknologjia 5G me një “shtresë holografike” e cila balancon dhe harmonizon frekuencat e dëmshme dhe eliminon radioaktivitetin.

Secila prej këtyre USB-ve kushton 339 paund e madje ka një ofertë për tre prej tyre me çmim prej 958 paund. Në pamje të parë është një USB me 128MB memorie.

Një USB e tillë identifike në Kinë me veshje prej kristali kushton 5 paund. Dy ekspertë në Britani vendosën të çmontonin USB për të parë çfarë e bën kaq të veçantë dhe gjetën një qark, një dritë LED si çdo USB tjetër.

Në fund është një USB 5 paund që shitet për 300 paund dhe që shfrytëzon frikën, maninë dhe konspiracionet e përhapura rreth teknologjisë 5G për të zhvatur njerëzit duke tejkaluar të gjitha kufijtë e imagjinatës. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni i ZTE mund Galaxy S20 ende pa debutuar