Lajmet

Çmimet e kartave grafike po rikthehen në normalitet

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Prill 2022
Akoma më e rëndësishme është se disa karta grafike po qëndrojnë në stok edhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta. Çmimet e kartave grafike po rikthehen në normalitet

Për pothuajse dy vite të blesh një PS5, Xbox Series X, kartë grafike AMD Radeon dhe Nvidia RTX ka qenë e pamundur vetëm nëse kishit një pasuri për të shpenzuar.

Në kulmin e tyre çmimet ishin dyherë më të larta sesa çmimi i rekomanduar nga prodhuesit. Megjithatë kriza për karta grafike duket se po shkon drejt fundit.

Çmimet kanë filluar të bien dhe tani janë 30% më poshtë se çmimi që kishin në fillim të vitit. Në eBay mund të blini karta grafike me çmime 200 deri në 300 dollarë mbi çmimet e rekomanduara prej prodhuesve.

Akoma më e rëndësishme është se disa karta grafike po qëndrojnë në stok edhe pse çmimet vazhdojnë të jenë të larta.

Për disa javë e muaj e vetmja mënyrë sesi rishitësit mund tu shisnin një kartë grafike ka qenë duke shitur një kompjuter brend.

Në Nëntor të 2021 një Nvidia RTX 3090 shitej për 2,947 dollarë ndërsa sot për 1,837 dollarë ndërsa çmimi i rekomanduar i Nvidia është 1499 dollarë.

Për të blerë një AMD RX 6900XT duhej të paguanit 1,841 dollarë në Mars të 2021 ndërsa sot 961 dollarë, edhe më poshtë se çmimi i rekomanduar prej 999 dollarë nga AMD. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rikthehet Intel, gjenerata 12-të Alder Lake vendos diktatin mbi AMD Ryzen