Biznes

Çmimet e librave elektronikë tani në ulje

Publikuar , 14 Shtator 2012
0
Çmimet e librave elektronikë tani në ulje

Vetëm një javë më parë pasi që Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara vendosi një marrëveshje mes publikuesve dhe shitësve të librave elektronikë, çmimet kanë filluar të ulen.

Sipas një tabele të vendosur së bashku nga padiContent në titujt HarperCollins, disa libra tashmë janë duke parë ulje të çmimeve në listën e çmimeve të rekomanduara tani që Apple më nuk është në skenë me modelin e vet të ri për çmime.

Apple bëri shqyrtime në majin e vitit 2012 për përdorimin e modelit të agjencisë në çmimin e vet, ku publikuesit vendosin për çmimin e librave elektronikë që ata shesin në iBookstore të Apple, duke marrë në llogari një ulje prej 30 për qind nga Apple dhe përshtatja e çmimeve të tyre siç duhet nëse ata ende duan të marrin përfitim.

Kjo çështje gjithashtu përcaktoi që librat e publikuesve do të mund të shiteshin vetëm në iBookstore nëse librat nuk kishin çmimin më të ulët se çdo kund tjetër, duke bërë shtytje tek publikuesit për të aplikuar çmimet më të larta në garuesit duke përfshirë Amazon dhe Barnes and Noble. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Microsoft lançon shfletuesin Edge bazuar në Chrome për Windows 7, 8 dhe 8.1

Tags >

e-book
Lajmet e fundit>