Harduer

Çmimet e modeleve iPhone 14 do të befasojnë përdoruesit

Nga: PCWorld
Publikuar , 18 Korrik 2022
Pas kësaj rritjeje të çmimit padyshim fshihen çmimet në zinxhirët e furnizimit me komponentë. Çmimet e modeleve iPhone 14 do të befasojnë përdoruesit

Shumë raportime nga industria kanë sugjeruar se linja iPhone 14 Pro do të ketë funksionalitete ekskluzive por çmim më të lartë.

Megjithatë një informacion i ri pretendon se modelet standarde iPhone 14 do të kenë gjithashtu një rritje çmimi edhe pse do të ngelen thuajse të pandryshuar me paraardhësit.

Pas kësaj rritjeje të çmimit padyshim fshihen çmimet në zinxhirët e furnizimit me komponentë. Ekspertët parashikojnë një rritje çmimi me 100 dollarë për iPhone 14 dhe rritja e kostos së prodhimit ka detyruar Apple që këto rritje tja kalojë konsumatorit.

Konkretisht linja e iPhone 14 do të rreshtohej si mëposhtë sipas çmimeve:

  • iPhone 14 – 899 dollarë (iPhone 13 799 dollarë)
  • iPhone 14 Max – 99 dollarë (iPhone 13 Mini 699 dollarë)
  • iPhone 14 Pro – 1099 dollarë (iPhone 13 Pro 999 dollarë)
  • iPhone 14 Pro Max 1199 dollarë (iPhone 13 Pro Max 1099 dollarë)

Edhe pse rritja e çmimit me 100 dollarë do të dëmtojë ndjeshëm xhepat e konsumatorëve, goditjen më të rëndë e merr modeli bazë iPhone 13 Mini i cili nuk do të jetë më në shitje dhe do të zëvendësohet nga iPhone 14 Max jo në mënyrë direkte po si pjesë e linjës.

Ndryshimet do ti bënin iPhone më të vështirë për tu shitur. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ekspertë sigurie nga kompani botërore lider në teknologji vinë në Shqipëri