Analiza

Çmimet e Smartphone pritet të pësojnë rënie

Publikuar , 01 Shkurt 2010
0
Çmimet e Smartphone pritet të pësojnë rënie

Sipas hulumtuesve, kërkesa e vazhdueshme për Smartphone të rinj dhe më të lirë ka ndikuar në nxitjen e rimëkëmbjes së përgjithshme të tregut të pajisjeve të dorës gjatë vitit të kaluar, por rivaliteti për një pjesë të këtij biznesi fitimprurës siç duket do të nxitë çmime të reja, për shkak se prodhues të rinj po futen në front.

“Tregu i smartphone do të bëhet ultra-konkurrues në vitin 2010” tha analisti Neil Mawston nga kompania hulumtuese Strategy Analytics. “Betejat e smartphone do të jenë lajme të mira për konsumatorë, por konkurrenca e madhe detyrimisht do të vendosë presion në prodhues rreth çmimeve dhe margjinave”.

Kompanitë nga Koreja e Jugut Samsung Electronics dhe LG Electronics, janë duke planifikuar që mënyrë të dukshme të rrisin shitjet e smartphone, ndërsa lojtarë të rinj si Huawei dhe Dell janë duke forcuar ofertat.

“Një fluks i lojtarëve të rinj, një mbi furnizim me pajisje dhe çmimet agresive, do të ngrehin margjinat e profitit” tha analisti Geoff Blaber nga CSS Insight.

Prodhuesi i pajisjeve mobile HTC, tha gjatë javës së kaluar se mund të jetë një prej të parëve që do të vuaj nga konkurrenca në rritje, kur parashikoi një rënie të fitimit gjatë çerekut të parë të vitit 2010.

“Prodhuesit me një pajisje të integruar mirë dhe me shërbime të shumta për të ofruar, si Apple dhe RIM, do të jenë fitues të mëdhenj në vitin 2010” tha Blaber.

Analistët Strategjik deklaruan se rritja e tregut të celularëve të mençur ka qenë 30% prej viti në vit, gjatë tre muajve të fundit të vitit të kaluar, me mbi 53 milion celularë, që është niveli më i lartë i parë ndonjëherë

LEXO EDHE:  Telefonët Android nuk maten dot me Face ID e Apple prandaj kanë zgjedhur skanerët e shenjave të gishtërinjve nën ekran

Lajmet e fundit>