Harduer

Çmimi i smartfonit Ubuntu Edge zbret në 695 $

Publikuar , 10 Gusht 2013
0
Çmimi i smartfonit Ubuntu Edge zbret në 695 $

Deri tani smartfoni Ubuntu Edge i Canonical ka qenë në dispozicion në disa sasi të kufizuara me disa çmime të ndryshme, në rritje për 592 funta.

Sidoqoftë, kur kanë mbetur edhe 13 ditë të fushatës për marrje të fondeve ndërmarrja ka lajmëruar që çmimi do të qëndrojë 695 dollarë (446 funta). Canonical ka thënë që është e mundur falë mbështetjes që ka marrë nga e mbarë bota.

Këto ditë fushata fitoi mbështetësin e vet të parë madhor korporativ, Bloomberg LP, që ka dhënë 51,000 funta në shkëmbim të 100 pajisjeve Ubuntu Edge dhe të ketë qasje në punëtori dhe mbështetje teknike për ta sjell Ubuntu-n për Andorid në vendin e punës.

“Bloomberg mbështet inovacionin dhe nismat e hapura, si Ubunut Edg, që rreshtohen me prioritetet tona për zhvillim të softuerit dhe biznesit,” tha Shawn Edwards, që është shefi i lartë i teknologjisë në Bloomberg LP.

“Me këtë investim, zhvilluesit e Bloomberg do të kontribuojnë në një nismë për teknologji të hapur që do të mund të sillte dobi për klientët tanë dhe të kishte një ndikim të fuqishëm në të ardhmen tonë të informatikës mobile.”

Canonical është po ashtu duke punuar me disa zhvillues harduerikë, të cilën kanë ardhur me disa rrugë për të prodhuar të njëjtën pajisje për më pak se sa që ishte vlerësuar fillimisht. Ndërmarrja tha që këto kursime janë duke u kaluar tek konsumatorët dhe në fund të fushatës çdo njëri që tashmë ka dhënë më tepër se 446 funta do t’i rikthehet kusuri. (PCWorld Albanian)

Ubuntu-on-phones

LEXO EDHE:  NASA ka nevojë për ndihmë për emërtimin e roverit që do vizitojë Marsin në 2020

Lajmet e fundit>