Xbox Series X prezantuar ditën e djeshme sot po shitet në eBay për 6,600 dollarë pasi konsola e lojërave u shit nëpër dyqanet tradicionale.
Megjithatë shitësit në eBay kanë postuar modelin e ri me një çmim shumë më të shtrenjtë në një kohë kur ato normalisht shiten për 500 dollarë. Komente nga përdorues të eBay kritikonin shitësit për këto çmime marramendëse duke i konsideruar të neveritshëm.
Megjithatë të tjerë shpreheshin se diçka e tillë ishte e pritshme dhe konsumatorët mund të prisnin derisa stoqet të plotësoheshin.
Microsoft publikoi dy konsolat e reja, Xbox Series X dhe Series S më 10 Nëntor në mbarë botën. Stoqet e disponueshme u shteruan menjëherë.
Firmat analitike parashikojnë 13.5 milionë Xbox Series X dhe S të shitur deri në fund të 2021.
Deri më sot janë shitur 112.4 milionë PlayStation 4, 63 milionë Nintendo Switch dhe 52.8 milionë Xbox. /PCWorld Albanian