Harduer

Çmontimi i Galaxy S20 Ultra shfajëson Samsung

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2020
0
Sensori 108-megapiksel është gjigand, dy herë më i madh sesa një kamër 12-megapiksel e Apple iPhone 11. Kamera periskop gjithashtu ka nevojë për shumë hapësirë për shkak të dizajnin të saj lateral. Çmontimi i Galaxy S20 Ultra shfajëson Samsung

Samsung bëri bujë me kamerën e Galaxy S20 Ultra ditën e prezantimit por çfarë gjendet në atë konfigurim kamerash përveç asaj gungës që ne shohim përjashta.

iFixit ka postuar një çmontim të telefonit dhe menjëherë kuptojmë se pse hapësira e zënë nga kamera është aq e madhe në pjesën e pasme.

Sensori 108-megapiksel është gjigand, dy herë më i madh sesa një kamër 12-megapiksel e Apple iPhone 11. Kamera periskop gjithashtu ka nevojë për shumë hapësirë për shkak të dizajnin të saj lateral.

Nga çmontimi kuptohet sesa pak hapësirë ka për çipin pasi përjashtojmë hapësirën e zënë nga bateria dhe kamerat.

Çipi përfshin një procesor Snapdragon 865 me modemin 5G veçmas X55. Ekrani dhe bateria janë të vështirë për tu zëvendësuar. Samsung ndërtoi Galaxy S20 Ultra për të përdorur në maksimum dimensionet e tij dhe riparimi nuk duket të ketë qenë një prioritet. /PCWorld Albanian

https://www.youtube.com/watch?v=AV_C-VTNqU4

LEXO EDHE:  Ky është telefoni me teknologjinë e karikimit wireless më të shpejtë në botë