Lajmet

CodeCorrect gjen për zhvilluesit gabimet në kodim

Publikuar , 15 Maj 2017
0
Projekti u zhvillua nga Pat Needham, një haker i vetëm. Ai përdori API-në StackOverflow për të gjetur zgjidhje efikase dhe të shpejta të gabimeve në kodin e zhvilluesve. CodeCorrect gjen për zhvilluesit gabimet në kodim Photo Source: TechDisrupt

Sot në hakatonin TechCrunch Disrupt, një haker erdhi me një projekt ambicioz për të gjithë zhvilluesit. CodeCorrect u prezantua si një mënyrë për të korrigjuar gabimet e zhvillueve gjatë shkrimit të kodit.

Projekti u zhvillua nga Pat Needham, një haker i vetëm. Ai përdori API-në StackOverflow për të gjetur zgjidhje efikase dhe të shpejta të gabimeve në kodin e zhvilluesve.

Vetë Needham është zhvillues dhe kodon që prej shkollës së lartë. “Hakimi” funksionon duke vendosur një pjesë javascripti në kodin e uebit. Aty dërgohet një kërkesë në StackOverflow për mesazhe gabimi.

Qëllimi është që të reduktohet koha dhe energjitë që zhvilluesit shpenzojnë në gjetjen e gabimeve në kodin e tyre. Ajo u dedikohet kryesisht zhvilluesve të rinj. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mark Zuckerberg i Facebook "i mbijeton" votës së lidershipit

Lajmet e fundit>