Lajmet

Coinbase bllokon portofolët 25 mijë përdoruesve Rusë

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Mars 2022
Shefi ekzekutiv i Coinbase Brian Armstrong tha se mbyllja e operacioneve të Coinbase në Rusi do të dëmtonte përdoruesit e zakonshëm. Coinbase bllokon portofolët 25 mijë përdoruesve Rusë

Platforma e tregtimit të kriptomonedhave Coinbase ka bllokuar 25 mijë portofolë të përdoruesve Rusë.

Platforma tha se adresat kishin të bënin me individë dhe entitete Ruse të cilat besohet se janë të përfshira në aktivitete të paligjshme.

Adresat u bllokuan nga frika se kriptomonedhat mund të përdoren për të anashkaluar sanksionet kundër Rusisë.

Megjithatë shumë kompani i kanë rezistuar presionit nga qeveria Ukrainase, Shtetet e Bashkuara dhe politikanë Evropianë për të dëbuar të gjithë përdoruesit nga Rusia në platformë.

Shefi ekzekutiv i Coinbase Brian Armstrong tha se mbyllja e operacioneve të Coinbase në Rusi do të dëmtonte përdoruesit e zakonshëm.

Që kur nisi pushtimin e Ukrainës, Rusia është izoluar gradualisht nga sistemet financiare ndërkombëtare. Visa, Mastercard dhe American Express kanë mbyllur operacionet e tyre në Rusi.

Gjithashtu thanë se kartat e lëshuara nuk do të funksiononin më. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google sjell lojërat Android në Windows