Biznes

Coinbase hap dyert për më shumë monedha kriptografike

Sep 26 2018
0 Shpërndarje
Kompania ka hapur një faqe listimi për asetet e reja dixhitale e cila është e aksesueshme nga data 25 Shtator. Coinbase hap dyert për më shumë monedha kriptografike

Bursa e njohur e monedhave kriptografike Coinbase do të pasurohet me më shumë monedha kriptografike.

Aktualisht ajo ofron blerjen dhe shitjen e pesë monedhave: Bitcoin, Ethereum, Bitcoin Cash, Ethereum Classic dhe Litecoin.

Kompania ka hapur një faqe listimi për asetet e reja dixhitale e cila është e aksesueshme nga data 25 Shtator.

Fillimisht nuk do të ketë tarifë aplikimi megjithatë kjo mund të ndryshojë në të ardhmen.

Coinbase shprehet se me procesin e ri më shumë asete të cilat përmbushin standardet e bursës mund të shtohen.

Në Korrik Coinbase ishte shprehur se po ekzaminonte shtimin e pesë monedhave të reja kriptografike si Cardano, Stellar Lumens, Zcash, 0x dhe Basic Attention Token. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>