Biznes

Coinbase lançon një kartë debiti Bitcoin në Evropë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Prill 2019
0
Lajmi vjen në një kohë kur vlera e bitcoin ka filluar të rikuperohet duke kaluar kufirin e 5,000 dollarëve për herë të parë që nga Nëntori. Coinbase lançon një kartë debiti Bitcoin në Evropë

Bursa shumë popullore e kriptomonedhave Coinbase lajmëroi ditën e sotme lançimin e një karte debiti në Britani ku përdoruesit mund të paguajnë me bitcoin, ethereum dhe litecoin.

Karta do të konvertojë automatikisht monedhat në paund dhe ti tërheqin nga një ATM. Një aplikacion i Coinbase do të ofrohet ku përdoruesit mund të zgjedhin cili monedhë dixhitale duan të përdorin.

Është karta e parë e këtij lloji dhe lajmi i mirë është se do të ofrohet edhe në vend të tjera Evropiane.

Lajmi vjen në një kohë kur vlera e bitcoin ka filluar të rikuperohet duke kaluar kufirin e 5,000 dollarëve për herë të parë që nga Nëntori.

Ekspertët thonë se rritja e vlerës mund të tërheqë investitorë të rinj. Një kartë e ngjashme është lançuar në SHBA nga Shift Payments megjithatë tashmë është mbyllur.

Në Britani çdo transaksion me kartën e re do të kushtojë 2.49% të vlerës. Në pjesën tjetër të Evropës 2.69% dhe në vende të tjera 5.49%.

Shumica e kartave VISA nuk tarifojnë përdoruesit në tregjet vendase për transaksionet e kryera. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>