Lajmet

Coinbase ndalon transaksionet në Ethereum Classic pas rishkrimit të blockchainit

Publikuar , 08 Janar 2019
0
Coinbase ndalon transaksionet në Ethereum Classic pas rishkrimit të blockchainit

Bursa e monedhave kriptografike Coinbase ndaloi të gjitha transaksionet në ethereum classic pas një serie riorganizimesh në rrjet.

Mëse 100 blloqe të ethereum classic u riorganizuan gjatë sulmit potencialin 51% të Dielën sipas dy eksploruesve të blloqeve Bitfly dhe Blockscout.

Coinbase tha se kishte gjurmuar 88,500 ETC të cilat janë shpenzuar dy herë ose 460 mijë dollarë.

Coinness raportoi ditën e Hëne se një analist kishte zbuluar një “hash rate” jo normal që shkonte në drejtim të një minierë të vetme duke shkaktuar riorganizime masive të blloqeve të gërmuera.

Edhe pse fillimisht u refuzua nga preponentët e ethereum classic në Twitter, llogari zyrtare pranoi.

Ato kishin nisur hetimin së bashku me SlowMist, një firmë Kineze e sigurisë kibernetike e cila për herë të parë paralajmëroi aktivitet të çuditshëm në rrjet.

Kohëzgjatja e sulmit është e paqartë. Blockscout raportoi riorganizim të bllokut paraditen e të Hëne ndërsa në një cicërimë Bitfly tha se sulmi kishte vazhduar edhe pasdite.

Blockscout thotë se sipas të dhënave të fundit të riorganizimi ka ndodhur 14 orë më parë dhe rrjeti vazhdon të ketë luhatjes ndërsa njerëzit ndryshojnë fuqinë “Hash”.

Coinbase tha se problemet i kishte vënë re që nga data 5 Janar. Sipas CoinDesk duke cituar zhvilluesit Cody Bursn, aktiviteti mund të konsiderohet si një sulm egoist i shkaktuar nga një klient lokal.

Sipas tij një rrjet i tërë i ethereum nuk mund të riorganizohet menjëherë. Me shumë gjasa dikush ka zbuluar nyjet e ethereum classic të Coinbase dhe i ka “rrethuar.”

“Më e mira që mund të bëhet është që bizneset dhe bursat të rrisin numrin e konfirmimit të blloqeve me në mbi 400.

LEXO EDHE:  Hakerët kanë infektuar 700,000 uebsajt me maluerë që vjedh Bitcoin

Kush fshihet pas sulmit?

Sipas llogarisë në Twitter të ethereum classic hashrate i madh vjen nga një kryptominer i quajtur Linzhi i cili thuhet se ka testuar disa kompjuterë të rinjë me fuqi 1,400Mh/s.

Por këta të fundit në mënyrë kategorike kanë mohuar pretendime të tilla duke i konsideruar të pabaza. “Nëse ne testojmë ASIC tanë, kurrë nuk do ta bënimin në rrjetin kryesor por në testnet apo një rrjet privat,” tha Linzhi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>