Lajmet

Coinbase për iOS, menaxhon rezervat e monedhës virtuale BitCoin nga iPhone

Publikuar , 25 Tetor 2013
0
Coinbase për iOS, menaxhon rezervat e monedhës virtuale BitCoin nga iPhone

IMG_5646Coinbase, që është shërbimi për portofolin dixhital BitCoin, ka lëshuar një aplikacion për iOS për t’iu mundësuar përdoruesve që të blejnë, shesin, dërgojnë dhe menaxhojnë rezervat e tyre të monedhës virtuale nga iPhone i tyre.

Ishte një aplikacion më parë i Coinbase që u lëshua më herët këtë vit, por ai nuk kishte mundësinë për blerje dhe shitje, siç duket me urdhrin e Apple.

Ky version i ri shkon përtej thjesht sinkronizimit të informacioneve në llogari dhe tregon një pamje të transaksioneve përgjatë të gjitha pajisjeve, pasi iu mundëson përdoruesve të blejnë, dërgojnë dhe shesin Bitcoin nga llogaria e tyre Coinbase.

Ky lëshim i aplikacionit për iOS vjen pas paraqitjes së fundit të Coinbase të blerjes dhe shitjes me SMS. Ndërmarrja tashmë ofron një aplikacion për Android. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Një haker Amerikan shpallet fajtor për vjedhjen e Apple ID të yjeve të NBA dhe NFL

Lajmet e fundit>