Biznes

Coinbase shtrin aktivitetin edhe në gjashtë vende të tjera Evropiane

Publikuar , 24 Dhjetor 2018
0
Si rezultat shërbimet e Coinbase do të aksesohen nga 3.4 milion njerëz. Coinbase shtrin aktivitetin edhe në gjashtë vende të tjera Evropiane

Coinbase do të shtrijë aktivitetin në gjashtë vende Evropiane përpara mbylljes së 2018-ës.

Platformat e këmbimit të monedhave kriptografike tha javën e kaluar se shërbimet e saj do të mund të aksesohen në Andorë, Gjibraltar, Guernsey, Ishullin e Man, Lituani dhe Islandë.

Si rezultat shërbimet e Coinbase do të aksesohen nga 3.4 milion njerëz.

Konsumatorët e rinj nga këto vende mund të përdorin plotësisht shërbimet e Coinbase.com, përfshirë aplikacionet iOS dhe Android.

Vitin e ardhshëm Coinbase ka planifikuar ekspansion në më shumë vende të botës. Gjatë viti dyfishoi linjën e kriptomonedhave të disponueshme.

Aktualisht shërbimi aksesohet në 38 vende Evropiane ndërsa Shqipëria ende nuk i është bashkuar kësaj liste. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  OnePlus 6T debuton më 30 Tetor

Lajmet e fundit>