Biznes

Coinbase thotë se Apple ka bllokuar aplikacionin e saj Wallet për shkak të NFT-ve

Nga: PCWorld
Publikuar , 02 Dhjetor 2022
Edhe pse disa tregjet NFT lejojnë blerjen e tokenëve dixhitalë duke përdorur paratë të zakonshme si dollari Amerikan, tarifat për të cilat Coinbase flet janë ndryshe. Coinbase thotë se Apple ka bllokuar aplikacionin e saj Wallet për shkak të NFT-ve

Coinbase akuzoi Apple se e ka detyruar të heqë transfertat NFT nga aplikacioni i saj Wallet në iOS. Ditën e Enjte përmes një cicërime në Twitter, kompania tha se Apple kishte bllokuar versionin e fundit të aplikacionit deri në momentin që ç’aktivizoi opsionin e ri sepse prodhuesi i iPhone kërkonte të aplikonte tarifa lidhur me transferimin e NFT-ve përmes sistemit të saj të blerjes brenda aplikacioneve dhe marrë kështu 30% komision.

Sipas Coinbase, është e pamundur që një gjë e tillë të bëhet për disa arsye dhe një prej tyre është se sistemi i Apple nuk mbështet pagesat në kripto.

Edhe pse disa tregjet NFT lejojnë blerjen e tokenëve dixhitalë duke përdorur paratë të zakonshme si dollari Amerikan, tarifat për të cilat Coinbase flet janë ndryshe.

Në blockchainet si Ethereum, që shumë projekte NFT e përdorin, çdo transaksion do të ketë një tarifë, që shkon për ata të cilët mundësojnë transaksionin. Tarifat grumbullohen në kriptomonedha si ETH. E njëjta vlen edhe për dërgimin e një NFT-je falas.

Asnjë pjesë e tarifës nuk shkon tek Coinbase apo personi që pranon NFT-në. Tarifa gjithashtu ndryshon nga momentin në moment për shkak të disa faktorëve si çmimi i kriptomonedhave ose sa palë po përpiqen të mundësojnë transaksionin në blockchain. Me pak fjalë është diçka që sistemi i Apple nuk është i ndërtuar për të përfituar prej saj.

Pavarësisht kësaj, Apple i tha Coinbase se nuk lejohet të mbajë sistemin e transferimit të NFT-ve në funksion. Në Tetor Apple ndryshoi udhëzimet e App Store për të adresuar NFT-të me seksionin e ri 3.1.1 të kapitullit Blerjet brenda Applikacioneve:

LEXO EDHE:  Instagram ndryshon përsëri algoritmin

Aplikacionet mund të përdorin sistemin e blerjes brenda aplikacioneve për të shitur shërbime që kanë lidhur me NFT-të si krijimi, listimi apo transferimi.”

Kjo pjesë është theksuar tek udhëzimet dhe reagimi i Apple me idenë për të përfituar një pjesë të tarifave të blockchain ka çuditur shumë ekspertë të industrisë kripto. /PCWorld Albanian