Harduer

Commodore 64 mbush 30 vjet

Publikuar , 02 Gusht 2012
0
Commodore 64 mbush 30 vjet

Commodore 64 i parë u lansua në gusht të vitit 1982 për 595 dollarë. Njësoj siç edhe e ka emrin, C64 kishte 64K RAM. Sistemi kishte grafikë dhe zë të denjë për kohën e vet (16 ngjyra!) bashkë me dalje për lidhje me televizorin.

Versioni NTSC doli me një teknologji procesorësh 8-bit MOS 6510 e fiksuar në 1023MHz.
Këto specifika janë shumë të ulta në krahasim me standardet e sotme, por në vitin 1982 ajo ishte një makineri shumë e fuqishme. Shitjet mendohej të varionin nga 12 milionë njësi deri në 17 milionë sosh gjatë kursit të jetës së vet. Kështuqë, çfarë ka ndodhur me Comodoro që atëherë?

Kompania origjinale falimentoi në vitin 1994, dhe gjatë kohës që nuk mund të shiteshin më sisteme Commodore origjinale, një kompani e quajtur Commodore USA ka marrë licensën për të shitur klone. Këto sisteme janë mini-ITX të veshura me C64 digs dhe vijnë me sistem emulatori Commodore 64.

Commodore ishte një nga sistemet e para që ofronte lojëra të famshme, si The Last Ninja, Manian Mansion, Karnov, WWF Wrestlemania si dhe Jordon vs Bird. Edhe pse këto lojëra janë shumë primitive, është e vështirë të besohet që Commodore 64 sot është 30 vjet. Ajo çfarë çuditë më së shumti është se ky sistem është modeli që ka shitur më shumë kopje si kompjuter.

Po ju e mbani mend se cili ka qenë kompjuteri juaj i parë? (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dixhitalizimi i faturave në 2020 për individët dhe 2021 për biznesin

Tags >

pc
Lajmet e fundit>