Lajmet

Comodo Internet Security 2013 mbrojtje cilësore falas

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Comodo Internet Security 2013 mbrojtje cilësore falas

Comodo ka prezantuar versionin e ri të “firewallit” dhe antivirusit të vet të ri, të pasuruar me risi të ndryshme.

Këto risi përfshirë edhe ridizajnimin komplet të ndërfaqes, mundësinë e shtimit të skedarëve në Sanbox, freskimi offline i definicioneve të virusëve përmes opsionit “Import Virus Database”, mundësinë Rescue Disk, veglën për kontrollimin e skedarëve të cilët lexohen me sistemin, si dhe një numër i shtesave tjera të vogla, si widget-ët për desktop.

Pjesë e kësaj pakete falas tani janë edhe dy vegla për përdoruesit më të përparuar: Virtual Kiosk, i projektuar për drejtimin e programeve në një ambient të izoluar, me qëllim të surfimit në internet dhe përdorimit të një numri të aplikacioneve pa lënë cookie dhe gjurmë tjera në kompjuter.

Kjo vegël sjellë një shtresë shtesë të mbrojtjes kundër faqeve me qëllim të keq, vizita e të cilave në kompjuterin tuaj mund të shkaktojë infektimin me virus.

Gjithashtu kjo vegël mundëson blerje online të sigurt në mënyrë që për shtypjen e numrave të kredit kartelës dhe fjalëkalimit ofron tastierën virtuale. Vegla e dytë, Comodo Cleaning Essentials, prezanton aplikacionin transmetues për skanim të shpejtë të sistemit në USB dhe DVD.

Comodo Internet Security 2013 (versioni 6) është falas për përdorim personal

Për shumë përdorues risia më e rëndësishme do të jetë ajo që autorët e këtij aplikacioni premtojnë se ky do të jetë versioni më i shpejtë dhe me më së paku kërkesa i Comodo Internet Security, me rritjen e reagimit gjatë skanimit në kohë reale, derisa skanimi do të ngadalësoj më pak sistemin në krahasim me versionet e mëparshme.

Këtu vlen të theksohet se pavarësisht kësaj, disa përdorues kanë lajmëruar se ky program, kundrejt pretendimeve të autorëve të tij, nuk është mirë i optimizuar dhe është më i ngadalshëm se versioni i mëparshëm, versioni i pestë.

Comodo Internet Security 2013 (versioni 6) është falas për përdorim personal dhe përdorim në kompani. Për qasje në shërbimet mbështetëse për kompani, natyrisht, duhet paguar.

Pakon e integruar me antivirus dhe firewall mund ta shkarkoni nga ky link. Instalimin mund ta ndërroni nëse doni vetëm antivirus-in apo firewall-in.

Përdoruesit e versionit më të hershëm të Comodo Internet Security do të marrin freskimin e versionit të ri në mënyrë automatike gjatë javëve në vazhdim. (PCWorld Albanian)

Comodo Internet Security 2013

Tags >

antivirus
Lajmet e fundit>