Harduer

Compact Disc (CD) mbush 30 vjeç

Publikuar , 11 Tetor 2012
0
Compact Disc (CD) mbush 30 vjeç

Compact Disc, ose shkurt CD mbushi 30 vjeç më 1 tetor 2012. Kjo pajisje kaq e dashur për të gjithë furnizoi orë të panumërta me dëfrime si: muzikë, lojëra, softuerë si dhe mbajtëse skedarësh.

Nuk ishte deri në fundin e viteve ‘80 dhe në fillimin e viteve ‘90 kjo teknologji u përhap masivisht, dhe siç dihet, u bë një sukses gjigant. Në fushën e muzikës, CD kishin një avantazh mbi teknologji më të vjetra si LP.

Ato ishin shumë herë më të vogla dhe kishin kapacitet më të madh dhe kjo do të thotë më shumë muzikë në një disk të vetëm. Nuk duheshin kthyer nga të dyja anët dhe ishin shumë rezistent.

Prodhuesit e makinave filluan të instalonin luajtës CD-ish në fund të viteve ‘80 ndërsa pajisjet si “Walkman” siguronin dëgjimin e muzikës kudo pa qenë nevoja të krijoheshin kaseta.

Media dixhitale pati një ndikim të madh në teknologjinë CD

Kompjuterët personal ishin një luks deri në mesin e viteve ’90, kur pjesa më e madhe e tyre filloi të dilnin me CD-ROM. Këto PC multimediale ishin një sukses i menjëhershëm sepse fuqizuan lojëra si The 7th Guest, Myst and Voyeur të cilat kishin efekt video të plota.

MP3 dhe media dixhitale kishin një ndikim të madh në teknologjinë CD në 10 vitet e fundit. Ky format është akoma i disponueshëm në kuti të mëdha, edhe pse pjesa më e madhe e tyre janë të disponueshme online.

Notebook-et tani po dalin pa lexues CD pasi USB dhe HDD e jashtëm e kanë zëvendësuar. Është vetëm çështje kohe para se CD të ndjekë rrugën e disketave apo formateve të tjera në librat e historisë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Njihuni me telefonin e parë në botë me ekran të plotë pa "notch"

Tags >

CDDVD
Lajmet e fundit>