Lajmet

COMPUTERWORLD Albania, u prezentua në programin Wake Up në Top Channel

Publikuar , 08 Janar 2013
0
COMPUTERWORLD Albania, u prezentua në programin Wake Up në Top Channel

Njëri nga editorët e revistës COMPUTERWORLD Albania, Kushtrim Shala, ishte të hënën, i ftuar, si mysafir në programin Wake-Up të Top Channel. 

Sa digjitale është sot Shqipëria? Kjo ishte edhe tematika kryesore e përzgjedhur nga drejtuesit e këtij emisioni Ledion Lico dhe Eno Popi, e cila shpjegohej më së miri me anë të prezentimit të numrit të parë dhe jubilar (të botuar në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë).

Shala ka bërë prezentimin e përmbajtjes së këtij numri të revistës COMPUTERWORLD Albania, me dedikim temës qendrore “Shqiptarët dhe teknologjia nëpër shekuj”.

C1_CWA0113_700Ai ka elaboruar përmbajtjen e përgjithshme të këtij numri, temat të cilat shtjellohen, qasjen, të dhënat dhe statistikat tjera në kuadër të tij.

Ky numër i COMPUTERWORLD Albania, ka njëqind faqe përmbajtje dhe tema të larmishme nga bota e teknologjisë.

Ndryshe, edicioni i radhës i COMPUTERWORLD Albania do të publikohet në fillim të muajit mars të këtij viti. (PCWorld Albanian)

[youtube id=”A10Fc8zbshA”]

LEXO EDHE:  Twitter rikthen rendin kronologjik të cicërimave

Lajmet e fundit>