Lajmet

Consumer Reports do të testojë sigurinë kibernetike

Publikuar , 07 Mars 2017
0
Consumer Reports, një grup amerikan i cili kryen analiza të makinave, elektroshtëpiakeve dhe të tjera produkteve dhe shërbimeve tha se do të implementojë edhe analiza të sigurisë kibernetike. Consumer Reports do të testojë sigurinë kibernetike

Grupi bëri të ditur ditën e Hëne se do të bashkëpunojë me disa organizata të cilat zhvillojnë studime mbi sigurinë e produkteve dhe të dhënave të konsumatorëve.

Kjo lëvizje vjen pas sulmeve kibernetike në rritje kryesisht ndaj routerave dhe rrjeteve të kamerave të cilëve shpreh u referohemi me “Internetin e Gjërave.”

Në Tetor u realizua një prej sulmeve më të sofistikuara kibernetike duke përdorur një softuer të njohur si Mirai. Ky sulm rezuloi në bllokimin e PayPal, Spotify, Twitter dhe disa uebfaqeve të tjera të rëndësishme.

Një tjetër sulm në Nëntor ndaloi qasjen në internet për 900,000 konsumatorë të Deutsche Telekom. Hulumtuesit e sigurisë e shohin iniciativën e Consumer Reports si një hap mjaft pozitiv. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Dy kompani premtojnë telefonët e parë 5G muajin e ardhshëm

Lajmet e fundit>