Harduer

Cool Master lanson kornizën CM Storm Stryker

Publikuar , 22 Qershor 2012
0
Cool Master lanson kornizën CM Storm Stryker

Cooler Master, gjatë kësaj jave ka prezantuar një kornizë shumë të fuqishme kompjuterësh të quajtur CM Storm Stryker.

Modeli i fundit është një mbështjellje e plotë dhe është modeli i dytë në klasën e tij, që gjithashtu përfshinë edhe një mbajtëse, në rast se doni të paketoni gjërat e juaja.

CM Storm Stryker karakterizohet nga një lustër me shkëlqim të zi dhe të bardhë, si në kornizë ashtu edhe në freskuese. Korniza gjithashtu posedon një panel anash tij në formën e një dritareje, filtra pluhuri, kontrollues freskuesesh, dalje të jashtme SSD si dhe mbajtëse për hard disk.

CM Strom Stryker pritet të jetë në dispozicion në fund të këtij muaji, kurse çmimi do të varioj sipas rajonit. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Samsung kërkon 2,000 dollarë për telefonin me ekran që paloset Galaxy Fold

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>