Harduer

Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Mars 2019
0
Edhe pse nuk u vlerësua asnjëherë si partner zhvillimi për iPhone e parë, puna e Corning për të krijuar një ekran smartfonësh në standardet që Apple kërkonte u bë publike pas debutimit të iPhone në skenë. Corning po punon një xham fleksibël për të zëvendësuar plastikën tek smartfonët me ekrane me palosje

Pavarësisht nëse keni apo jo informacion rreth xhamit Gorilla Glass të Corning, ato janë një prej përbërësve kryesorë të smartfonëve tanë e madje që nga gjenerata e parë e iPhone.

Përjashtim bëjnë telefonët me ekrane me palosje që mbulohen nga një plastikë fleksibël. Arsyeja: Corning thotë se ende po punon në një xham fleksibël i cili do të përmbushë nevoja e përdorusve të smartfonëve me ekrane që palosen. Por ky proces kërkon disa vite.

Edhe pse nuk u vlerësua asnjëherë si partner zhvillimi për iPhone e parë, puna e Corning për të krijuar një ekran smartfonësh në standardet që Apple kërkonte u bë publike pas debutimit të iPhone në skenë.

Por me kalimin e viteve ky partneritet solli ekrane me cilësore, më rezistentë ndaj gërvishtjeve, më të hollë e më të fortë.

Prej vitesh Corning punon në një zgjidhje të re që e quan Willow Glass dhe është dizajnuar pikërisht për trupat e lakuar dhe veshjet elektronike të së ardhmes.

Ndryshe nga plastika e cila zhvillon çrregullime në pjesët kur ekrani paloset, xhami i ri i Corning do të ruajë formën origjinale. Sfida më e madhe është që xhami tani të përthyhet por edhe tu rezistojë rënieve. Corning thotë se aktualisht mund të bëjë vetëm një prej tyre dhe jo të dyja njëherazi. Tani xhami mund të përthyhet me rreze 3-5 mm plot 200,000 herë por nuk i reziston dot një rënie nga lartësi serioze.

Kompania aspiron të krijojë një xham 0.1mm i hollë që mund të përthyhet me reze 5mm pa u thyer. Telefonët e fundit prezantuar nga Samsung dhe Huawei kanë ekrane prej plastike dhe kushtojnë 2,000 dollarë. Megjithatë nuk i rezistojnë dot më shumë 3 apo 4 vite përdorim normal.

LEXO EDHE:  Ora e re inteligjente e Samsung mat presionin e gjakut

Problemi më i madh i tyre është se nuk duken aq bukur sa smartfonët me ekrane prej xhami. Pikërisht për këtë arsye thuhet se Apple ka vendosur të presë derisa të vijë një zgjidhje. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>