Kompania teknologjike Microsoft ka shtuar një cilësi të re, e cila do të karakterizojë asistentin virtual të telefonave inteligjent Windows Phone, Cortana. Tashmë ky asistent është në gjendje që të gjejë tekste të ndryshme këngësh për ju vetëm duke u nisur nga titulli i tyre.
Gjithçka është shumë e thjeshtë, ajo që ju duhet të bëni është që të pyesni: “Teksti për një këngë të caktuar nga një autor çfarëdo”. Cortana do të bëjë të mundur paraqitjen e tekstit të këngës në pak sekonda. Gjetja e këngëve nëpërmjet Cortana-s është shumë e thjeshtë dhe shkurton shumë kohë, pasi mund të gjejë tekstet e pothuajse të gjitha këngëve. Ky mund të jetë një hap i Microsoft për të marrë Shazam-in ose një aplikacion të ngjashëm me të në pajisjet e saj, ashtu siç bëri kompania Apple për Siri dhe Google për asistenten Google Now. (PCWorld Albanian)