Harduer

Cowon X9 PMP gati për shitje, tani mund të mbajë deri në 110 orë luajtje muzikë

Publikuar , 21 Gusht 2012
0
Cowon X9 PMP gati për shitje, tani mund të mbajë deri në 110 orë luajtje muzikë

Produkti më i fundit i linjës së Cowon në rrethin e “media players” është gati të mbërrijë në duart e konsumatorëve.

Produkti PMP, i cili është i disponueshëm në 2 ngjyra, të bardhë dhe të zezë, ka një gjerësi 72.5mm, lartësi 114,9mm dhe peshon 159 gram.

Ai karakterizohet gjithashtu nga një ekran me prekje 4.3 inç dhe mund ta zgjidhni me hapësirë kujtese prej 8GB, 16GB ose 32GB, si dhe me një portë MicroSD.

 Edhe pse cilësia e mirë e zërit është mjaft e dukshme, X9 ka gjithashtu një bateri fantastike e cila, sipas kompanisë, mban luajtje muzike deri në 100 orë.

Jetëgjatësia e shikimit të videove llogaritet deri në 13 orë ndërsa koha e karikimit është 4.5 orë nëpërmjet adaptorit AC dhe 6 orë nëpërmjet një lidhje USB.

 Formatet e suportuara nga aparati janë MP3, WMA, OGG, FLAC, APE, WAV, XviD, WMV dhe ASF.

Ndryshe nga Plenue Z2 dhe D3, versioni X9 operon me një sistem shfrytëzimi Android, që është diçka e mirë ose e keqe në varësi të preferencave.

Rezolucioni i saj 480×272 është më i ulët se 800×480 i ekranit 3.7-inç të Z2. Për sa i përket kostos, çmimi i aparatit është 229.99$. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  A është koha për ta mbyllur Facebook-un?

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>