Vëzhgim

Cox Wireless: Çfarë ju duhet të dini

Publikuar , 20 Nëntor 2010
0
Cox Wireless: Çfarë ju duhet të dini

Kompania e kabllove është duke ofruar smartphone, telefona me funksione të ndryshme, dhe celularë mesatar me plane shërbimi që në fakt mund të jenë më të lira se çdo plan tjetër të transportuesve kryesorë. Këtu është gjithçka që ju duhet të dini në lidhje me të ashtuquajturën “Unbelievably Fair Wireless” të Cox.

Kush mund të marrë Cox Wireless?

Tani për tani, shërbimi është në dispozicion vetëm për klientët e Hampton Roads, Virginia; Omaha, Nebraska; dhe Orange County, California. Shërbimi do të zgjerohet, por vetëm në tregjet tjera ku Cox tashmë vepron, sipas Bloomberg.

Në qoftë se keni nënshkruar me Cox në Omaha, ju do të jeni në gjendje të përdorni telefonin në mbarë vendin. Natyrisht, ka edhe zona të vdekura.

Bloomberg thotë se Cox është duke përdorur rrjetin 3G të Sprint tani për tani. Testi i fundit i wireless për PC World tregoi shpejtësi mesatare prej 795 kbps, dhe 396 kbps upload për Sprint. Cox planifikon të ndërtoi rrjetin e vet,por a do të jeta ajo gjenerata e ardhshme e lidhjeve pa tela, është ende e paqartë.

A do të shesë Cox smartphone?

Ka shumë dashuri të Android për linjën e smartphone-ëve të Cox, por jo aparate super të lartë siç janë Droid X ose Evo 4G. Ndër ofertat janë HTC Desire, Hero (Droid Eris në Verizon), dhe Wildfire dhe Motorola Milestone (origjinali i Verizon Droid). Ne nuk kemi gjetur informacion se sa këta telefona do të kushtojnë.

Shpenzimet themelore nuk janë krejtësisht të ndryshme nga dhuruesit tjerë, duke filluar nga 40 $ për muaj për një plan individual 450-minutësh dhe 70 dollarë për muaj për një plan të familjar 800 minutësh me dy lidhje.

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Cox do të përdorë dy risi për të mbajtur klientat. I pari është i ashtuquajturi programi MoneyBack Minutes që j’u paguan përsëri për thirrje të papërdorura, deri në 20 dollarë në muaj. Cox gjithashtu mund të ofroj një pako “luajtje të katërfishtë”, internet në shtëpi, telefon në shtëpi dhe shërbim pa tela në një zbritje, por kjo nuk është e qartë se çfarë kursimet do të jenë.

Operatorët siç janë Verizon dhe AT&T kanë shkelur në terrenin e kabllove të tyre të internetit me televizionet e veta në shtëpi, shërbimet telefonike, internetin kështu që tani Cox është duke luftuar për t’u kthyer. Nëse Cox zgjerohet mjaftueshëm në tregje dhe ndërton rrjetin e saj, si qëllim, kompania do të bëhet një kërcënim i operatorëve të tjerë në treg./pcworld.al

Lajmet e fundit>