Biznes

Craig Wright nuk heq dorë nga pretendimet se është krijuesi i Bitcoin

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Shkurt 2019
0
Për herë të parë Wright doli në 2015-ën duke thënë se ishte krijuesi i bitcoin dhe për ta provuar ofronte dokumente. Craig Wright nuk heq dorë nga pretendimet se është krijuesi i Bitcoin

Krijuesi i vetëshpallur i Bitcoin, Craig Wright ka kritikuar ethereum tek autoritetet Amerikane ndërsa vijon të pretendojnë se ai është shpikësi Satoshi Nakamoto.

Në një përgjigje për Komisionin Amerikan të Tregtimit të Mallrave (CTFC) në lidhje me tregjet dhe mekanikën e kryptoaseteve, ai tha se është Nakamoto:

Emri im është Dr. Craig Wright dhe nën pseudonimin Satoshi Nakamoto përfundova një projekt të filluar në 1997 me mbështetjen e qeverisë Australiane i të cilin e regjistrova pranë Departamentit të Inovacionit BlackNet.”

Për herë të parë Wright doli në 2015-ën duke thënë se ishte krijuesi i bitcoin dhe për ta provuar ofronte dokumente. Në fillim shumë ishin ata që besuan por u bënë skeptik pasi Wright kishte premtuar më shumë prova të cilat nuk i publikoi asnjëherë.

Pretendimet e tij ngelen kontroverse dhe ende nuk ka arritur të provojë diçka të tillë sa të kënaqë industrinë e kriptomonedhave.

Përgjigja e Wright për CTFC vjen në një kohë kur agjencia po kërkon këshillim publik për disa pyetje rreth ethereum dhe mënyrën sesi teknologjia e tij po përdoret.

Akuzat ndaj Craig Wright

Wright shprehet se rrjeti i ethereum nuk mund të shkallëzohet më shumë se ka arritur limitet e tij.

Nga ana tjetër rrjeti i bitcoin mund të konfigurohet në një mënyrë që të lejojë shkallëzim pafundësisht.

E vetmja mënyrë që ethereum të shkallëzohet është duke kopjuar modelin e bitcoin shtoi ai.

Craig Wright gjithashtu kritikoi modelin e drejtimit të ethereum duke thënë se kontrollohet nga një grup qendror i cili përdor deklarata çorientuese me prentendimin se janë rrjet i decentralizuar për të mbuluar krijimin hileqar të një sigurie dixhitale.

Wright thotë se decentralizimi është një mit sepse kontrolli i bitcoin dhe ethereum është në duart e atyre që kontrollojnë sa më shumë nyje. Sipas tij këto nyje kontrollohen nga qendra të dhënash dhe jo nga rrjete shtëpiake.

LEXO EDHE:  Banka JP Morgan, ekzekutivi i së cilës kritikonte Bitcoin lançoi një kriptomonedhë

Bashkëthemeluesi i ethereum Charles Hoskinson ju përgjigj deklaratave të Wright në Twitter duke thënë: “E trishtë.”

Krijuesi i ethereum Vitalik Buterin e quajti Craig Wright një mashtrues gjatë një eventi në Korenë e Jugut ku të dy morën pjesë.

Wright aktualisht ka hapur një gjyq ku kërkon miliardë dollarë nga një bashkëpunëtor biznesi me pretendimin se gabimisht i ka dërguar bitcoin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>