Harduer

Cryo Octane EDP-WS shënon rekord të ri të performancës

Publikuar , 14 Mars 2011
0
Cryo Octane EDP-WS shënon rekord të ri të performancës

E në fakt në bazë të testimeve dhe analizave të bëra të këtij produkti, duket se kemi të bëjmë me një rekord të ri botëror për performancë në një testim të zakonshëm për performancë të stacioneve punuese.

Sistemi Cryo Octane EDP-WS ka 12 bërthama fizike dhe 12 bërthama tjera virtuale HyperThreading, dhe procesor Intel Nehalem EP (Xeon 55/56 Westmere Series) që janë të pajisur me sistem të veçantë të ftohjes Cryo Boost, që mundëson rritjen e kapacitetit punues të procesorit në 4.5Ghz.

Sistemi ka 48 GB RAM por është në gjendje ta rris këtë kapacitet në 144GB Triple Channel DDR3 me shpejtësi punuese 1866 MHz+, CryBoost, low-latency, dhe që janë të vendosura në 6 porte DIMM të dedikuara për memorie Triple Channel DR3. E nëse jeni të interesuar për të kuptuar më shumë vizitoni edhe faqen zyrtare të Cryo. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Xiaomi Redmi 6 Pro vjen me katër kamera dhe ekran 6.26-inç

Lajmet e fundit>