Harduer

Crystal LCD nga Dell: i bukur, por tepër i shtrenjtë

Publikuar , 10 Nëntor 2008
0
Crystal LCD nga Dell: i bukur, por tepër i shtrenjtë

Sikurse edhe modelet e tjera të radhitura në Top 20 dhe 22 inç Wide Screen LCD të PCW, edhe Crystal ka rezolucion 1680 me 1050 piksel. Për çmimin që ka, rezolucioni duhej të ishte 1920 me 1200 piksel, si Lenovo L220X, i cili kushton 500$. Në vend të vendosjes së porteve të zakonshme në anën e prapme të monitorit, Dell përdor një kabëll të vetëm që ndahet në HDMI, dalje të zërit, USB dhe për energjinë. Monitori nuk ka port VGA dhe ju duhet të përdorni adapterin HDMI-në-DVI për të përdorur DVI. Në testet tona laboratorike të cilësisë së imazhit, Dell Crystal është radhitur i pesti nga 19 konkurrentë. Nuk është rezultat i keq, por e ka vështirë të arsyetojë çmimin e kripur që ka. Ky është një monitor shumë solid, me altoparlantë të integruar shumë mirë dhe një dizajn marramendës, por siç e thamë, çmimi të zë frymën. Me çmimin e një Dell Crystal, mund të blini katër Dell E228WFP LCD 22 inç.

Crystal LCD duket si produkt i dizajnuar nga Apple e jo nga Dell

LEXO EDHE:  Televizori 8K i Sony që kushton plot 70,000 dollarë

Lajmet e fundit>