Lajmet

CTIA dëshiron që nivelet e rrezatimit të mbesin të sekret

Publikuar , 24 Korrik 2010
0
CTIA dëshiron që nivelet e rrezatimit të mbesin të sekret

Industria pa tela ka paditur qytetin e San Francisco-së gjatë ditës së premte, për të ndaluar një ligj që u kërkon dyqaneve që shesin celularë të postojnë sesa nivel rrezatimi emeton secili model. Ky është ligji i parë i këtij lloji në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Grupi tregtar industrial i njohur si CTIA – The Wireless Association ka thënë se ligji do t’i shtyjë konsumatorët të keqkuptojnë sigurinë e celularëve, duke gjykuar se njëri është më i sigurtë se tjetri në bazë të niveleve të rrezatimit.

Deri më tani asnjë studim nuk ka arritur të gjejë se rrezatimi i celularit paraqet një rrezik për shëndetin. Hulumtimet në lidhje me këtë çështje janë duk vazhduar.

Në bazë të ligjit të ri, dyqaneve u kërkohet që të postojnë sesa rrezatimi do të lirohet nga pajisja, dhe teorikisht sa do të absobrohet nga koka e njeriut. Komisioni Federal Tregtar Amerikan FSS ka një shkallë kufizuese për absorbim, që është një mesatare prej 1.6 vat për kilogram. Matjet për celularët e shitur në SHBA ofrohen në faqen e agjencionit, por në dyqane jo.

Duke filluar prej shkurtit të vitit të ardhshëm disa dyqane më të mëdha do të jenë të detyruara të postojnë këto informata, kurse disa të tjera do të duhet të presiin deri më 2012.

Kjo nuk është hera e parë që CTIA ofron përgjigje në këtë formë. Asociacioni, që përfaqëson të gjithë operatorët e mëdhenjë wirless, zakonisht mban një prezantim të madh në San Fransisco gjatë vjeshtës. Pas ligjit, CTIA ka bërë të ditur se do të mbaj eventin këtë vit në këtë qytet, por vitin e ardhshëm do të shikoj mundësinë për një tjetër. “Majori i qytetit na ka bërë të qartë se ne nuk jemi të dëshriuar këtu” tha John Walls, zëvendës president i marëdhënieve me publikun.

LEXO EDHE:  Dështimet më të mëdha të teknologjisë në 2018-ën

Lajmet e fundit>